United do të përballet me Partizanin e Beogradit

United do të përballet me Partizanin e Beogradit

Sot do të luhen ndeshjet e javës së 3-të, në fazën e grupeve në UEFA Europa League. Në këtë kompeticion do të ketë disa përballje mjaft interesante.

Manchester United do të udhëtojë drejt Serbisë, për tu përballur me Partizanin e Beogradit, kurse Arsenali pret skuadrën portugeze të Guimaras.

Në orën 21:00 vëmendja më e madhe do të jetë në Glasgow, aty ku Celtic pret Lazion e Simone Inzaghit. Skuadra skoceze kryeson grupin E me 5 pikë, ndërkohë që skuadra e Thomas Strakoshës ka vetëm 3 pikë.

Në grupin F, Arsenali do të synojë të mposhtë në Emirates, portugezët e Guimaras që nuk kanë asnjë pikë.

Getafe – Basel është një tjetër takim që meriton vëmendje, pasi spanjollët kryesojnë grupin C me pikë të plota, ndërkohë që zviceranët janë në vendin e dytët me 4 pikë.

Këto janë oraret e të gjitha përballjeve të ditës së sotme në Europa League: