"Akull" përsëri në YouTube

“Akull” përsëri në YouTube

Kënga e re “Akull” nga rep-artisti i mirënjohur, Capital T, pak ditë pas publikimit ishte fshirë nga YouTube. Kjo meqë ai ka përdorur motive indiane, një pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”.

Ndërsa sot artisti njoftoi se kjo këngë është rikthyer në YouTube, transmeton rtv21.tv

Projekti “Akull” i Capital T është publikuar më 23 nëntor. Tekstin e këngës “Akull” e ka shkruar Capital T, muzikën e ka bërë BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin Imagine Films./21Media