Kevin McCallister i rritur

Kevin McCallister i rritur

Aktori i njohur për publikun nga filmi “Home Alone”, Macauly Culkin, rrëmbeu vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Arsyeja ishte publikimi i një videoje të filmit, “Home Alone”, film ky që e kishte bërë të njohur në botë, por e veçanta e videos se publikuar tash në Twitter është se aty Macauly Culkin paraqitet në moshën që është tani.

Kjo video u bë në bashkëpunim me Google si reklamë, transmeton rtv21.tv.

“#heygoogle A e keni menduar se si është Kevin McCallister si një i rritur? As unë. Por nëse jeni kurioz, duhet ta shikoni këtë #ad.”, ka shkruar aktori në Twitter.

Në këtë video, Culkin ka rikrijuar disa nga skenat më të mira të këtij filmi. Kjo video ka ardhur 28 vjet pas publikimit të versionit origjinal të “Home Alone”./21Media