Liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve kthehet këtë mesjave më ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve

Liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve kthehet këtë mesjave më ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve

Sonte në mbrëmje zhvillohen sfidat e grupit E,F,G dhe H. Në Grupin E ndeshjes kryesor luhet mes Sevillas dhe Liverpoolit, skuadra këto që “luftojnë” për kreun e tabelës në këtë grup.

Në Grupin F, Manchester City që më një këmbë është rundin tjetër, ballafaqohet me Feynordin, derisa Napoli opsion të vetëm e ka fitoren në duel me Shakhtarin.

Ndeshja interesante luhen edhe në Grupin G, ku Besiktas para tifozëve të tyre pret Porton, kurse, Monaco synon pikët e plota në duel me gjermanët e RasenBallsport Leipzig.

E Real Madridi alternative të vetëm në udhëtim tek APOEL  e ka fitoren pas humbjes në xhiron e kaluar nga Tottenham, këta të fundit luajnë në udhëtim tek Borussia Dortmundit.

Ndeshje joshëse pritet të luhen edhe të mërkurën mbrëma, ku kryesfida luhet mes Juventusit dhe Barcelonës.

Të martën takohen:

Grupi E

18:00,Spartak Moscoë-Maribor

20:45,Sevilla-Liverpool

Grupi F

20:45,Manchester City-Feyenoord

20:45,SSC Napoli-Shakhtar Donetsk

Grupi G

18:00,Besiktas-FC Porto

20:45,Monaco-RasenBallsport Leipzig

Grupi H

20:45,APOEL Nicosia-Real Madrid

20:45,Borussia Dortmund-Tottenham Hotspur

Të mërkurën takohen:

Grupi A

18:00,CSKA Moscow-Benfica

20:45,Basel-Manchester United

Grupi B

20:45,Anderlecht-Bayern Munich

20:45,Paris Saint Germain-Celtic

Grupi C

18:00,Qarabag FK-Chelsea

20:45,Atletico Madrid-Roma

Grupi D

20:45,Juventus-Barcelona

20:45,Sporting CP-Olympiacos