Më i shëndetshëm së më parë

Më i shëndetshëm së më parë

Ylli i filmit për fëmije “Home Alone”, Macaulay Culkin, në vitin 2012 ishte parë me një pamje jo aq të mirë, me flokë të parregulluar dhe me një fizik shumë të imët. Kjo kishte bërë që e gjithë bota të mendoj se ai është i varur nga droga dhe se jeta e tij kishte marrë tjetër kthesë.

Adhuresit e tij dhe e gjithë bota është shokuar kur kanë parë pamjen e tij më të re, ku ai duket më i shëndetshëm së më parë, dhe si duket femrat kanë filluar të bien përsëri në dashuri me të.

Përveç shtimit në peshë, ai shihet se i kushton më shumë rëndësi pamjes se jashtme, dhe gjithashtu ka përgënjeshtruar thashethemet mbi varësinë e tij në droge, duke thënë se nuk është i varur nga heroina dhe se nuk do ta provojë kurrë.