Mbappe dhe Icardi janë gati të luajnë

Mbappe dhe Icardi janë gati të luajnë

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka konfirmuar se sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e radhës të PSG-së.

Fituesi i kupës së botës u lëndua në ndeshjen kundër Toulouse, më 25 gusht.

Përveç Mbappe edhe Mauro Icardi do të jetë në dispozicionin e trajnerit për ndeshjen kundër Bordeaux.

“Kylian dhe Mauro janë pjesë e skuadrës dhe gati të luajnë në ndeshjen tjetër”, tha Tuchel.

Në ndeshjen e radhës PSG luan kundër Bordeaux, të shtunën, nga ora 17:30/21Media