"Minatori" vijnë me “Kur Prishtina u kan sheher”

“Minatori” vijnë me “Kur Prishtina u kan sheher”

Rock grupi kosovar i viteve te 80-ta “Minatori” pas një pauze do të rikthehen me projekt të ri muzikor.
Kënga titullohet “Kur Prishtina u kan sheher” ndërsa do të publikohet e shoqëruar me videoklip.

Kujotjmë se edhe pse ky grup ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re, të gjitha projektet e publikuara ndër vite dëgjohen edhe sot dhe konsiderohen si hite të pavdekshme. Vlen të përmenden “Molla me sherbet”, “Mihanja”, “Në duar tua do të vdes” e të tjera./21Media