Miriam Cani paralajmëron projekte të reja

Miriam Cani paralajmëron projekte të reja

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. Kjo mbase pat zhvillime në jetën e saj private. Ajo u bë nënë e një vajze Amelit, e cila tani ka një vit e gjysmë, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë që tani ka paralajmëruar projekte të reja. Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën duket mahnitëse e veshur me fustan rozë e poshtë saj ka shkruar se ndihet e lumtur dhe se projekte të reja do vijnë së shpejti.

Ndryshe “Shiu im”, ishte kënga e fundit e Miriamit publikuar në vitin 2014./21Media