Mbretëresha e muzikës kthehet me këngën “Mbushni gotat”  në bashkëpunim me Violetë Kukaj

Mbretëresha e muzikës kthehet me këngën “Mbushni gotat”  në bashkëpunim me Violetë Kukaj

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullore, e të tjera.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Nexhmije Pagarusha, e cila është rikthyer me një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Violetë Kukaj- Retkoceri.

Projekti titullohet “Mbushni gotat” dhe e sjell Nexhmije Pagarushën pas një kohe të gjatë në skenën muzikore.

Muzika dhe teksti i këngës “Mbushni gotat” është punuar nga Fahri Beqiri, orkestrimi nga  Ibrahim Islami, incizimi i vokaleve nga Burim Krasniqi,   ndërsa videoklipi nga produksioni XL Films.

Kënga ju bën për vete qysh në tingujt e parë!/21Media