Shaqiri shpreson që do të gjejë hapësirë te Liverpooli

Shaqiri shpreson që do të gjejë hapësirë te Liverpooli

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e tij, Liverpoolit.

Shaqiri shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

Shaqiri ka mbetur jashtë fushës së gjelbërt prej muajt shtator, për shkak të dëmtimit të kofshës së këmbës.

Klopp kishte sugjeruar se riaftësimi i Shaqirit po zgjaste kaq shumë, për shkak se ai ka shumë muskuj në këmbë.

Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.