Rikthehet shiu dhe bora

Temperaturat do të shënojnë rënie

Një ciklon i fuqishëm dytësor që është formuar mbi Itali po kalon mbi rajonin tonë. Me afrimin e këtij cikloni gjatë ditës së sotme, në vendin tonë do të fryjë erë dhe do të ketë reshje shiu dhe bore.

Në mbrëmje era do të pushojë e priten edhe kthjellime, ndërsa temperaturat do të kenë rënie.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 C deri në 2 C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 5 C deri 6 C.

Në fundjavë do të ketë kthjellime, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Back to top button