Barcelona po mundohet ta shesë brazilianin

Barcelona po mundohet ta shesë brazilianin

Legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy, tha se nëse të kuqtë e rikthejnë në ekip brazilianin Philippe Coutinho, do të ishte një hap mbrapa. Barcelona është duke u munduar ta shesë brazilianin që e bleu nga Liverpooli në janar të vitit 2018.

Pasi fituan Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Murphy mendon se Jurgen Klopp po bën më të mirën dhe nuk i nevojitet braziliani në ekip.

“Liverpooli do të kthehet një hap mbrapa nëse e rikthejnë në ekip Philippe Coutinhon, braziliani është një mesfushorë qendror dhe jo mesfushor anësor, nëse ai rikthehet në ekip do të ndërrojë dinamiken e lojës. Tre mesfushorët e Liverpoolit janë lojtarë të mrekullueshëm të cilit edhe mbrohen edhe sulmojnë dhe ata do të humbasin nëse Coutinho do të luaj aty”, deklaroi ai.

Ai në fund shtoi se ka gjithmonë hapësirë për lojtarë kreativ dhe Liverpooli duhet të shikojë ndonjë lojtar si Ousmane Dembele ose Zaha.