Rina në lidhje dashurie

Rina në lidhje dashurie

Rep-artistja e njohur, Rina Balaj, po tregohet mjaft aktive në llogarinë e re që ka hapur në Instagram.

Përveç, fotografive ku shfaqet e vetme, ajo sot ka publikuar një fotografipranë reperit Sin Boy, ku është shfaqur duke i dhuruar atij një puthje në faqe, teksa shtoi dyshimet e të gjithëve se është në lidhje me të.

Fotografia mori komente të shumta, e në mesin e tyre ishte edhe ai i këngëtares së njohur, Fifit, e cila thotë se është e lumtur për ta.

“Hajde perhajr na koft 619696969643291 numri i ri grek besoj. Happy for u”, ka shkruar ajo.

Artistja pritet që të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore. /21Media