Edhe një fotografi tjetër e Rinës me Sin Boy

Edhe një fotografi tjetër e Rinës me Sin Boy

Kohët e fundit po qarkullon lajmi se rep-artistja e mirënjohur, Rina Balaj është në lidhje dashurie me këngëtarin Agustin Gega, apo siç njihet artistikisht, Sin Boy. Ndonëse ata nuk u deklaruan publikisht për këtë, fotografitë e përbashkëta nuk mungojnë.

Madje ajo u shfaq e lumtur në fotografinë e fundit në krahët e artistit, të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram, shkruan rtv21.tv

Dyshimet lindën kur ajo publikoi një fotografi duke e puthur artistin. Ndër komentet e shumta ishte edhe ai i Fifit, e cila u shpreh shumë e lumtur për ta.

Krahas jetës private, Rina së shpejti pritet të rikthehet me projekte muzikore./21Media