Rina e gatshme për një ndryshim në pamje

Rina e gatshme për një ndryshim në pamje

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram, ku vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga puna dhe përditshmëria e saj.

Në fotografitë që ka publikuar së fundmi, Rina ka rrëmbyer vëmendjen me ngjyrën e kuqe të flokëve, mirëpo ajo ka vendosur që ta ndryshojë.

“Tani jam gati të ndryshojë ngjyrën e flokëve”, ka shkruar Rina, mirëpo nuk ka treguar se çfarë ngjyre do t’i bëjë.

Ndryshe, “Ideal” është projekti i fundit muzikor nga Rina në bashkëpunim me Koston. Kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media