Rinovohet Klinika e Endokrinologjisë

Secili shtrat i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren

Sot është përuruar rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Kjo klinikë përveç ngjyrosjes, ndërrimit të dyshemesë, ndërtimit të pritores së re, modernizimi të sallës së edukimit, ka siguruar edhe televizor për secilën dhomë të pacientëve. Po ashtu, secili shtrat i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren në rast të ndonjë kërkese.

Me rastin e përurimit, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismailika thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me reformat që po bëhen të mundura në sektorin shëndetësorë falë edhe luftës së madhe ndaj korrupsionit. “Është kënaqësi të shohësh se fondet të cilat nuk abuzohen më, tani kthehen në investime direkte për qytetarët edhe për personelin shëndetësor. Bashkëdyzimi i vullnetit dhe energjisë ka arritur që të krijoj sot një klinikë e cila realisht mund të jemi krenar me të”, tha Ismaili.

Ai po ashtu ka përgëzuar edhe menaxhmentin e Klinikës së Endokrinologjisë për krijimin e një klinike e cila sot ofron shërbimet më të mira për pacientë.

Në anën tjetër, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiut, të gjitha këto reforma po bëhen për të mirën e pacientëve. “Në këto ambiente tashmë ka hapësira moderne për mjekimin e pacientëve. Këto janë rezultatet kur krahas mbështetjes institucionale ka edhe një rol pro-aktiv të menaxhmentit të klinikës për të përmirësuar kushtet”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi tha se ky është një investim që ka ndryshuar tërësisht shërbimet për pacientë. “Klinika e jonë tani ka një infrastrukturë moderne dhe të gatshme për të gjitha shërbimet ndaj pacientëve”, është shprehur Berisha. / 21Media 

 

Back to top button