Në KQZ pohojnë se rinumërimi përfundon të hënën

Në KQZ pohojnë se rinumërimi përfundon të hënën

Ne Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve, ndërsa deri sot në pasdite janë rinumëruar 903 vendvotime. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rinumërimi i 36 për qind të vendvotimeve tw mbetura, pritet të përfundojë të hënën.

Elezi thotë se KQZ-ja nuk ka ngritur ende kallëzime penale për shkelje në këtë proces zgjedhor, pasi është orientuar fillimisht në certifikim sa më të shpejtë të rezultatit zgjedhor./21Media