Presin konfimin e Supremës se nuk ka ankesa

Presin konfimin e Supremës se nuk ka ankesa

KQZ ende nuk ka nxjerr ndonjë vendim për rinumërimin e 1472 vendvotimeve për të cilat ka kërkuar PZAP.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se janë në pritje të vendimit të Supremes nëse ka ankesa në lidhje me këtë vendim të PZAP-së për rinumërim.

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha ai.

Pas vendimit të PZAP-it për rinumërim të 1472 vendvotimeve, në mbledhjen e KQZ dje wshtw marrw vendim që të pritet deri në përfundimin e afateve ligjore për të nisë rinumërimi i këtyre votave, edhe pse deri më tani nuk ka ankesë nga ndonjë subjekt politik për rinumërim.