Edhe 311 vendvotime do të rinumërohen

Edhe 311 vendvotime do të rinumërohen

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për kp se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Ai shtoi se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

Pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta./21Media