Janë rinumëruar 840 vendvotime

Janë rinumëruar 840 vendvotime

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vijon procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it.

Vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime.

Në përgjithësi, deri në ditën e shtatë janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%.

PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia. Më 13 nëntor ka filluar procesi i rinumërimit dhe pritet që ky proces të zgjatë rreth tre javë./21Media