Edhe 37 vendvotime pa u rinumëruar

Edhe 37 vendvotime pa u rinumëruar

Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime do të përfundojë sot. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) , Valmir Elezi.

“Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot”, ka thënë Elezi.

PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 407 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Procesi i rinumërimit ka filluar më 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.

Ndërkaq dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme./21Media