Riorganizim i AKI-së

Kërkohet që Departamenti për Verifikim, të pavarësohet nga AKI

Debat i nxehtë u zhvillua në komisionin për mbikëqyrje të AKI-së, në momentin kur u rekomandua që edhe deputetët që janë anëtarë të këtij komisioni dhe Komisionit për Punë të Brendshme duhet t’i nënshtrohen verifikimit. Rekomandime të tjera si më kryesoret ishin se Departamenti për Verifikim duhet të pavarësohet nga AKI-ja dhe të krijohet një agjenci e pavarur. Po ashtu, komisioni i rekomandoi Qeverisë që sa më shpejtë të procedojë ligjin e ri për klasifikim të informacionit dhe verifikim të sigurisë./21Media

 

Back to top button