Kina ka filluar betejen edhe me hantavirusin

Kina ka filluar betejen edhe me hantavirusin

Koha kur bota po përballet me koronavirus, sëmundje të tjera si gripi i derrit dhe gripi i shpendëve gjithashtu kanë filluar shqetësimet në disa vende.

Një sëmundje tjetër që po përhapet në Kinë, vend ky i cili ende po lufton me koronavirusin, është hantavirusi, raporton News18.

Në Twitter, Global Times i Kinës shkruajti se një burrë në Kinë kishte sëmundjen e hantavirus-it, transmeton 21Media.

Sipas mediave shtetërore, burri, një banor i Provincës Yunnan, vdiq në një autobus ndërsa po udhëtonte për në provincën Shandong të hënën.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se hantaviruset janë një familje e viruseve e cila transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe mund të tregojë sindromë të larmishme të sëmundjes tek njerëzit./21Media