Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerën 900 euro

Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerën 900 euro

Sot mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritet të rishqyrtohet vendimi për bursat e studentëve.

Me këtë rast organizata studentore “Reforma”, do të zhvillojë një aktivitet simbolik para rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 14:00.

Këtë aktivitet simbolik ,do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Muzikës, ku përmes një përformance artistike do të shprehin mesazhin e tyre për Universitetin e Prishtinës.

Përndryshe, edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë zvogëlim të shumës së bursave, të cilat i ndanë Universiteti i Prishtinës.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për uljen e shumës së bursës që u ofrohet studentëve të suksesshëm në nivelin Bachelor. Në një vendim të datës 27 dhjetor bëhet e ditur se bursat që do t’u shpërndahen studentëve për vitin akademik 2017/2018 do të jenë në shumën 500 euro pra 100 euro më pak se vitin e kaluar, kurse studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerën 900 euro sa ishte disa vjet me parë.