Risi në listën e re e barnave esenciale

Është nënshkruar sot Lista e re e barnave esenciale

Risi në këtë listë, është se janë rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike, si dhe gjenden edhe barna për Onkologji dhe sëmundje të rralla.

Nga të pranishmit në këtë ceremoni, Lista e re e barnave është vlerësuar të jetë e një rëndësie të veçantë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha me këtë rast se për këtë vend dhe për këtë sektor, duhet të punohet më ndershëm dhe pa korrupsion.

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë theksuan se finalizimi i kësaj liste është arritur pas një pune një vjeçare, për nevoja të qytetarëve për barna cilësore, të sigurta dhe falas.

Ministri në detyrë në Ministri të Shëndetësisë, Uran Ismaili theksoi sot se pas shtatë viteve u japin një mundësi familjeve të prekura me sëmundje të ndryshme që t’i kenw ato barna falas.

“Lista hynë në fuqi sot, nuk do të mbetet vetëm në letër. Trajton sëmundje të ndryshme, për kancer dhe të tjera”, tha ai.

Me këtë synohet që produktet të cilat do të jenë në listë, të jenë gjithmonë në stoqet e institucioneve shëndetësore dhe në shërbim të nevojave të pacientëve./21Media

Back to top button