Edhe një sukses tjetër i Ritës!

Edhe një sukses tjetër i Ritës!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, është artistja e parë shqiptare që u nominua në eventin “Latin American Music Awards 2019”. Këtë e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, ku ndër tjerash shkroi:

“Këngëtarja e parë shqiptare/britaneze e nominuar në Latin AMA”, dhe tregoi se kënga me të cilën u nominua është “R.I.P”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta. Kategoria në të cilën janë nominuar është “Videoklipi më i mirë”, transmeton rtv21.tv

Kujtojmë se videoprojekti i saj i fundit muzikor është “Ritual”, në bashkëpunim me Dj e famshëm botëror, Tiesto. Ky projekt numëron mbi 43 milionë klikime./21Media