“Ne e duam vallëzimin me këngën tënde kukull”

“Ne e duam vallëzimin me këngën tënde kukull”

Vera Ora nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora e ka nisur javën me shumë pozitivitet e disponim. Kjo ngase në këtë javë me 17 janar ajo ka ditëlindjen. E festimet i ka nisur qysh mbrëmë dhe atë me një hit nga këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora.

Vera në Instagram ka postuar një video ku shihet duke vallëzuar me të bijën Ritën nën ritmin e këngës “Zemër”, shkruan portali rtv21.tv

“ Vallëzimi i javës së ditëlindjes për mama Orën, falënderuese për shëndetin dhe familjen”, ka shkruar ajo duke shtuar edhe numrin 17 pranë tortës së ditëlindjes, që ka lënë të kuptohet se ndihet si 17 vjeçare.

 

Në këtë video ka komentuar Dhurata Dora, e cila i ka uruar asaj ditëlindjen, ndërkohë që Vera i ka kthyer “ne e duam të vallëzimin me muzikën tënde kukull”.

Kujtojmë se kënga “Zemër” është bashkëpunimi i Dhurata Dorës me algjerianin Soolking, i publikuar në prill të vitit të kaluar, duke u bërë kështu një hit që kaloi përtej kufijve shqiptarë./21Media