Këngëtarja shqiptare do të jetë nikoqore në MTV EMA

Këngëtarja shqiptare do të jetë nikoqore në MTV EMA

Këngëtarja e mirënjohur Rita Ora do ta shtojë në CV-në e saj prezantimin në EMA. Ylli i popit nuk është e re për MTV-në sepse ishte njëra ndër mysafiret e para në vitin 2012 në EMA, duke prezantuar çmimin për më të mirët në Hip Hop 2013 si dhe mori tetë nominime.

“Jam e emocionuar sepse do të prezantoj EMA-në në qytetin tim. E mbaj mend sa mahnitëse ishte pjesëmarrja ime e parë në EMA në Frankfurt në 2012, me këngën “RIP”. Nuk mund të pres  kthimin tim në skenë për të prezantuar dhe performuar”, kishte deklaruar 26 vjeçarja, transmeton rtv21.tv

Duke gjykuar nga performanca epike e Ritës, e cila u pa poshtë shkallëve si një zog gjigant, Rita do ta djeg fare si një prezantuese.

Ky vit ka qenë mjaft i rëndësishëm për të: Ajo u kthye në maja me këngën “Your Song”, bashkëpunoi me Avicin për këngën “Lonely Together”, dhe lansoi një tjetër këngë “Girls” në bashkëpunim  me Charli XCX dhe RAYE.

Për tu dhënë fund pyetjeve si çfarë do vesh Rita në prezantimin e edicionit të 2017 të EMA-së dhe si do të duket, duhet të presim deri me datën 12 nëntor./21Media