Rita prezanton bluzën që ka dizajnuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Rita prezanton bluzën që ka dizajnuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Krahas aktiviteteve të shumta që janë paraparë të shënohen në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë e pranishme në Prishtinë për të argëtuar fansat e saj të shumtë.

Rita përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ka thënë se është shumë e lumtur që për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të performojë në Prishtinë.

Ajo ka prezantuar një bluzë që ka dizajnuar për këtë rast e cila shpreson të mbetet një kujtim i bukur, shkruan rtv21.tv

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua”- ka shkruar Rita./21Media