Rita pozon tejet tërheqëse për revistvn "Vogue"

Rita pozon tejet tërheqëse për revistvn “Vogue”

Ylli shqiptar Rita Ora duket se është njëra ndër femrat më tërheqëse dhe më me stil të industrisë muzikore ndërkombëtare.

Shpesh herë e kemi parë teksa eksperimenton me stile të ndryshme të veshjeve, shkruan rtv21.tv

E kësaj radhe Rita vjen në një dimenzion tjetër. Artistja shqiptare e ka kombinuar stilin klasik të viteve të vjetra me atë modern, me ç’rast edhe ka sjellur një pamje tejet tërheqëse të saj.

Këto fotografi që shihni ajo i ka realizuar për revistën e famshme botëore “Vogue”./21Media