Rita Ora me një tjetër rol në ekranin e madh

Rita Ora me një tjetër rol në ekranin e madh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është fotografuar gjatë xhirimeve të versionit modern të filmit “Oliver”.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi, teksa u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law. Ajo mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.

 Rita në këtë film do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”.

Rita dhe Rafferty kanë qenë të zënë me xhirimet e filmit gjatë gjithë javës.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin./21Media