Artistja shqiptare po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie

Artistja shqiptare po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke qëndruar në shtetin e Kosovës në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

28-vjeçarja është duke qëndruar në Kosovë së bashku me nënën e saj, Vera Orën, përcjellë rtv21.tv

Në disa video të siguruara ekskluzivisht për portalin rtv21.tv, është parë Rita duke hyrë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës si dhe duke u nderuar nga publiku i pranishëm.

Artistja shqiptare mbajti edhe një fjalim para publikut, ku tha që ndihet e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë.”, tha këngëtarja shqiptare përgjatë një fjalimit të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare./21Media