Rita rrëmbeu vëmendje

Rita rrëmbeu vëmendje

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkëlqeu në gala mbrëmjen e “amfAr” të mbajtur në Palazzo Mezzanotte gjatë javës së modës në Milano.

Ylli shqiptar ndërroi tri kostume në këtë gala mbrëmje. Por la gjurmë me dukjen e saj me fustanin e dizejnuar nga shtëpia e njohur e modës, Prada, transmeton rtv21.tv

Disa fotografi i publikoi bukuroshja në Instagram, përmes së cilave falënderoi brendin e njohur për punën e palodhshme.

“Faleminderit shumë Prada për veshjet. E kalova vikendin më të mirë në Milano, ju dua!!”, shkroi ajo.

Ajo e përfundoi këtë event me këtë fustan të kuq.

Rita interpretoi disa nga hitet e saj, “Lonely together”, “Let you love me”, e të tjera./21Media