Përgëzoi artistet për bashkëpunimin

Përgëzoi artistet për bashkëpunimin

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka përgëzuar rep-artisten e mirënjohur, Tayna dhe këngëtaren Dafina Zeqiri për bashkëpunimin. Përmes një storie në Instagram, Rita ka shprehur fjalët më të mira për dyshen, ku ndër tjerash ka shkruar se sa krenare është për prejardhjen e saj.

“A mund ta them se ne vajzat kosovare jemi shumë të suksesshme!!  E dua vendin prej nga jam! Më pëlqen t’i shoh gratë që e drejtojnë jetën e tyre dhe janë vetja dhe të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë. Vetëm vazhdoni”, ka shkruar Ora.

Pas përkrahjes që kanë marrë nga superylli botëror, kanë reaguar edhe vetë artistet, duke e falënderuar atë për vlerësimin.

“Rita Ora, ti je shembulli më i mirë. Të dua”, ka shkruar ndër tjerash Dafina.

 

View this post on Instagram

 

“ Behind every successful Woman Is a tribe of other successful Women, who have her back “ @ritaora ur the greatest example! Te Dua ❤️

A post shared by (@dafina.zeqiri) on

Para dy ditësh, Tayna dhe Dafina Zeqiri publikuan këngën “Bye Bye”, që po pëlqehet shumë nga fansat e dyshes. Kënga ka arritur që të grumbullojë mbi dy milionë klikime në Youtube, teksa ka marrë shumë komente pozitive. Ky është bashkëpunimi i parë i tyre./21Media