Ylli botëror në përkrahje të Kosovës

Ylli botëror në përkrahje të Kosovës

Këngëtarja britanike me prejardhje  kosovare, Rita Ora bëri të ditur se e përkrahë sonte Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Anglisë, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi të bërë pak më parë në instagram, Rita u uroi fat djelmoshave.

Ajo për 15 milionë e 300 mijë ndjekësit e saj në instagram postoi në isntastory një fotografi të vitit 1999, ku shihet një ushtar britanez duke luajtur futboll me një vogëlush kosovar.

“Goodluck!!!”, shkroi Rita sipër fotografisë.

Kosova sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Anglinë, me sfidën që do të fillojë nga ora 20:45. Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje./21Media