Artistët solidarizohen me australianët

Artistët solidarizohen me australianët

Australia është në kaos për shkak të zjarreve, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Situata u paraqit disi më e lehtësuar të dielën për shkak të uljes së temperaturave dhe rënies së fuqisë së erës.

Shumë njerëz nga mbarë bota janë solidarizuar me të prekurit nga zjarri. Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë apel për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në Australi.

Përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ajo fton të gjithë të kontribuojnë me aq sa të munden për australianët.

Zjarret në Australi janë kaq shkatërruese, saqë është e pamundur për ne të injorojmë. Ne duhet të ndihmojmë tani. Drejtohuni tek historitë e mia dhe shkoni për të dhuruar për Kryqin e Kuq Australian, Shoqatën e Shën Vincent de Paul, Fondin Botëror të Botës së Kafshëve, dhe një Go Fund Me për të prekurit. “Të gjithë këta njerëz janë duke bërë punë të mahnitshme. Ju lutemi dhuroni aty ku mundeni”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se dje aktori i famshëm australian, Chris Hemsworth, ka vendosur të jap një donacion prej 1 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në vendin e tij./21Media