Rita flet për eksperiencën e saj në Kosovë

Rita flet për eksperiencën e saj në Kosovë

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora ka qëndruar për vizitë në Kosovë javën e kaluar, në kuadër të një misioni bamirës me UNICEF-in. Pas vizitës, Rita ka përshkruar emocionet që ka përjetuar gjatë vizitës së saj në Kosovë.

“Kujtimet që UNICEF m’i ka dhënë në Kosovë, nuk do t’i harrojë kurrë”, ka shkruar Rita sipër stories.

Artistja po ashtu ka publikuar disa video e fotografi nga vizita e saj disaditore në Kosovë dhe mes rreshtash ka shprehur emocionet që ka pasur kur ka vizituar familjet e fëmijëve.

“Desha t’u dhuroja lodra fëmijëve dhe nuk mund t’ua shpjegoj se sa të lumtur ishin, saqë fillova të qaj që arrita t’u dhurojë buzëqeshje atyre”, ka deklaruar ajo.

Ndër tjerash, artistja shqiptare ka shtuar se është detyrë e saj t’u ndihmojë këtyre bamirësive, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Im still thinking about a few weeks ago visiting my hometown Kosovo and witnessing first hand how incredible @unicef_uk have been in supporting the children of our future. Giving them hope and belief and even someone who checks in their children’s health is so comforting. I even wanted to give the children some toys and I can’t tell you how happy they were it brought a tear to my eye being able to put a smile on these children’s faces. As ambassador of my country Kosovo it is my duty to make sure I can do all I can to shine light on charities like @unicef_uk who work so hard to ensure the importance of a child’s life. With your help we can really do more all over the world to keep supporting our future and @unicef_uk thank you 💙

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Artistja shqiptare përgjatë fjalimit në kuadër të misionit bamirës, ishte shprehur e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

Krahas kësaj vizite, Rita Ora është duke e mbajtur turneun e saj botëror muzikor në kuadër të promovimit të albumit të ri, “Phoenix”.

“Only Want You” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me reperin e njohur, 6lack që është shoqëruar me videoklip dhe që deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media