Rita i përgëzon të nominuarit

Rita i përgëzon të nominuarit

Yjet e filmit janë nën ethet e ceremonisë “Oscars” që do të mbahet pas pak orësh në Los Angeles. “Joker” dominon me 11 nominime, i ndjekur nga “The Irishman”, “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, me nga dhjetë nominime.

Pak para fillimit të edicionit të sivjetmë të “Oscars”, artistja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora ka kujtuar performancën e saj në këtë event. E cilësoi si një nga kthesat më të rëndësishme në jetën e saj, transmeton rtv21.tv

“Interpretimi i këngës “Grateful” në “Oscars”, pikërisht në vitin që ishte nominuar, do të mbetet një nga kthesat më të rëndësishme në karrierën time! Fat dhe urime të gjithë të nominuarve sonte”, shkroi ndër tjerash Rita.

Rita performoi në “Ocars” në vitin 2015, në edicionin e 87-të./21Media