Britania e Madhe sot feston Ditën e Nënës

Britania e Madhe sot feston Ditën e Nënës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora me rastin e shënimit të Ditës së Nënës në Britaninë e Madhe, ka zgjedhur që të bëjë një urim publik për nënën.

Artistja shqiptare urimin ka vendosur ta bëjë përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 14 milionë ndjekës, përcjellë rtv21.tv

Urime Dita e Nënës për gruan më të guximshme dhe të fuqishme që njoh. Vera Ora të dua, mami faleminderit që më ke udhëzuar përgjatë jetës dhe kam qenë shumë e lumtur përderisa ke bërë kështu. Ende edhe kësaj dite mësoj shumë nga ti! Dhe po unë jam ajo duke të shikuar ty me admirim në foton e pestë dhe thënë të drejtën kështu ndihem çdo ditë! Oh dhe unë jam foshnja në të verdha lol”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve të publikuara.

Ashtu si Rita edhe Dua Lipa uroi nënën e saj me rastin e shënimit të Ditës së Nënës në Britaninë e Madhe. Artistja zgjodhi rrjetin social, Instagram të falënderojë nënën për çdo gjë që e ka mësuar.

“Only Want You” është projekti i fundit muzikor i Rita Orës në bashkëpunim me rep-artistin e njohur me famë botërore, 6Lack. Kënga është publikuar më 6 mars dhe deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media