"Krenare për Ritën..."

“Krenare për Ritën…”

Siç është paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë, shkruan rtv21.tv

28-vjeçarja do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Rita në Kosovë po shoqërohet nga nëna e saj Vera Ora, e cila ka thënë se ndihet krenare me vajzën e saj.

“Duke mbështetur @unicef_uk dhe @ritaora për punën e palodhshme për të ndihmuar fëmijët. Krenare për Ritën që po gjen kohë përgjatë turneut të saj muzikor që ta vizitoj Kosovën”, ka shkruar Vera në Instagram.

 

Rita mbrëmë është fotografuar duket zbritur nga aeroplani në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”./21Media