Fotografi nga fëmijëria e motrave Ora

Fotografi nga fëmijëria e motrave Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka uruar ditëlindjen motrës së saj, Elenës, shkruan rtv21.tv

Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram, disa fotografi nga fëmijëria e tyre.

“Me shoqen time më të mirë. Shumë e lumtur që kemi ndërtuar gjëra të mëdha bashkë, nuk do të doja të festoja me dikë tjetër. Urime ditëlindja motër, faleminderit që gjithnjë ke qenë në krahët e mi”, ka shkruar Rita krahas fotografive.

Nuk kanë munguar pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e këngëtares në Instagram./21Media