Rita Ora i hyn seriozisht modelizmit

Rita Ora i hyn seriozisht modelizmit

Këngëtarja, Rita Ora si duket e ka marrë më seriozisht modelizmin. Ajo është bërë pjesë e një prej agjencive më të njohura, atë të Katë Moss.

Këtë Rita e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi bashkë me Kate.

“Ekipi i ëndrrave. Me kënaqësi ju njoftoj se tash jam te Agjencia e Kate Moss”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Rita Ora interesim për modën ka treguar edhe herave tjera. Në vitin 2014 ka ka bashkëpunuar me kompaninë Adidas për dizajnimin e linjës Adidas Originals, kurse në vitin 2016 Rita ka bashkëpunuar me brendin italian për veshjet e brendshme Tezenis.

Sa i përet muzikës Rita po vazhdon turinin e saj “Girls”./21Media

✨Dream Team ✨ Excited to announce that I am now at @katemossagency

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on