“Zog” tatuazhi i ri i Ritës

“Zog” tatuazhi i ri i Ritës

Rita Ora në trupin e saj tashmë ka bërë edhe një tatuzh të ri. Në qafën e saj ajo ka bërë tatuazhin e pare në gjuhen shqipe. Realizimi i këtij tatuazhi për Ritën ka një arsye të veçantë për faktin se nëna e saj, Vera Sahatçiu, e thërriste “zogu i mamit”, kur ajo ishte e vogël.

Kur isha më e re nëna ime më thërriste mua zogun e saj, “Zogu i mamit”, thoshte ajo, që do të thotë zogu i saj i vogël në shqip”, ka shkruar Rita.

Rita gjithashtu u e falënderoi artistin e tatuazheve që përveç tatuazhit “zog”, i ka realizuar edhe tatuazhet e tjera në gishtërinjët e saj.

 

Kujtojmë se pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, Rita ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Oliver Twist”, ndërsa aktualisht është anëtare e jurisë në “The Masked Singer”./21Media