Artistja shqiptare rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen

Artistja shqiptare rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë bëri paraqitjen e saj të katërt në eventin më të rëndësishëm të modës, “Met Gala 2019”.

Në 71 vjetorin e kësaj ceremonie, artistja shqiptare ka zgjedhur të vishet e gjitha në ngjyrë floriri, përcjell rtv21.tv

Rita në tapetin e kuq të “Met Gala 2019” arriti e vetme, por që më vonë u bashkua me modelen e njohur, Kate Moss, e cila është edhe një mike e afërt e artistes shqiptare.

Përveç Ritës, e pranishme në këtë event për herë të parë ishte edhe Dua Lipa, e cila ishte veshur e gjitha në Versace, duke e kombinuar veshjen me një stil të flokëve të viteve të 60-ta.

Mbrëmë është mbajtur ngjarja më e rëndësishme në fushën e modës e njohur si edhe “nata më e madhe e modës”, “Met Gala 2019”.

“Met Gala 2019”, bën mbledhjen e fondeve për Muzen Metropolitan të Artit në qytetin e New York-ut. Që nga viti 1995, ngjarja ka qenë e drejtuar nga kryeredaktorja e revistës amerikane “Vouge”, Anna Wintour./21Media