Rita Ora e mbajti fjalën, nisi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala

Ftohet komuniteti i bizneseve dhe personazhet e njohura që të ndihmojnë Shqipërinë

Pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë, filloi rindërtimi i familjes Sala në fshatin Pinar. E kjo falë kontributit të këngëtare së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Orës, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja më 28 nëntor ka bërë të ditur se ka përzgjedhur një familje të prekur nga tërmeti për t’ia ndërtuar shtëpinë dhe se përzgjedhjen e familjes e ka bërë me ndihmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Ndërsa, sot, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se filloi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala. “Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.”, shkroi Velijaj në facebook.

Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media

Back to top button