Diçka e re së shpejti nga Rita

Diçka e re së shpejti nga Rita

Ylli i muzikës shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka filluar xhirimet për këngën e re.

Këtë Rita e ka bërë të ditur përmes një postimi ku solli pamje nga prapaskenat ku po përgatitej për xhirime, ndërsa bashkë me të ishin edhe anëtarët e ekipit që i ndihmojnë për këtë projekt.

“Mëngjesi i hershëm i filmimve të tërë ditës fillon tani”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, projekti i fundit nga Rita Ora është “Ritual”, në bashkëpunim me Jonas Blue dhe Tieston, e cila numëron mbi 44 milionë klikime në Youtube./21Media