Urimi i Rita Orës

Urimi i Rita Orës

Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka uruar dy kombëtaret.

“Suksese për Anglinë dhe Kosovën sot, dy shtëpitë e mija”, ka shkruar Rita në Instagram.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Anglinë, ndeshje kjo e fundit në kuadër të grupeve për kualifikimet e Evropianit 2020.

Kosova pasi humbi kundër Çekisë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020./21Media