"Shkova t'i vizitojë edhe nënat në moshë të re"

“Shkova t’i vizitojë edhe nënat në moshë të re”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në botën e showbizit, brenda dhe jashtë vendit.

Revista prestigjioze “The Sun” së fundmi i ka kushtuar sërish një artikull.

Në këtë artikull shkruhet për 28-vjeçaren shqiptare se si arriti që me familjen e saj si refugjatë nga Kosova të marr famën botërore.

Në mesin e shumë gjërave të shkruara për Riten në këtë artikull nuk është lënë pa u përmendur edhe vizita e saj e fundit në Kosovë.

Shkova në vendlindjen time me UNICEF-in, sepse nuk kisha qenë për një kohë  dhe nuk kisha qenë në ato vende që i vizitova, të cilat janë më keq nga që prisja. Vizitova shtëpi dhe shkova t’i shoh fëmijët që nuk kanë kurrfarë shkollimi dhe po ashtu nënat në moshë të re”, citohet të ketë thënë Rita.

Rita vizitoi Kosovën në muajin Prill, në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Rita Ora bashkë me nënën në Kosovë

Rita për “The Sun” ka thënë, se aktualisht është përqëndruar në karrierën e saj muzikore dhe është gati të nisë një turne në Mbretërinë e Bashkuar.

“Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes që është në bashkëpunim me Kygon dhe kënga është kolonë zanore e filmit, “Pokemon: Detective Pikachu”./21Media