Të hënën publikohet videoklipi i radhës i Ritës

Të hënën publikohet videoklipi i radhës i Ritës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka gati projektin e ri. Përmes një shkrimi në Instagram, artistja shqiptare bëri të ditur se videoklipi i radhës do të publikohet të hënën.

“Videoja e radhës do të publikohet të hënën. Mezi po pres ta shihni. Kush po e pret me padurim?”, shkroi artistja krahas fotografisë së publikuar në Instagram, transmeton rtv21.tv

Para pak javësh, artistja ka publikuar videoklipin e këngës “Ritual”. Ky projekt numëron mbi 23 milionë klikime./21Media