Këngëtarja dëgjon këshillat e mjekut të saj

Këngëtarja dëgjon këshillat e mjekut të saj

Rita Ora është ylli i radhës në kopertinën e revistës “Love”.

Këngëtarja nga Kosova tregoi për masat që ka marrë për t’u siguruar që mund të bëhet nënë një ditë. Ajo tha se ka ngrirë vezët dy herë, dhe kjo nuk është hera e parë që Rita ka diskutuar në lidhje me ngrirjen e vezëve. Në vitin 2017, ajo tha se mjeku i saj e kishte këshilluar të vepronte në atë mënyrë.

Unë do t’i dua fëmijët. E dini se i kisha ngrirë vezët? Dy herë. Unë kam dy epruveta në dy ndërtesa të ndryshme, në vende të ndryshme, në rast se njëra nga ndërtesat shembet”, ka deklaruar Rita.

Kujtojmë se pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, Rita ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Oliver Twist”, ndërsa aktualisht është anëtare e jurisë në “The Masked Singer”./21Media